Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta figura e njohur shqiptare

Ka ndërruar jetë dirigjenti i njohur, Sirri Rroji. Lajmin e ka bërë të ditur djali i tij përmes një postimi në Facebook, ku përshkruan jetën artistike të babit të tij.

Mesazhi i djalit të dirigjentit:

Të dashur miq,

Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se im atë Dirigjent Sirri Rroji u nda nga jeta sot në mëngjes.

Advertisements

Babi ishte njeri i jashtëzakonshëm, energjik si pakkush, organizator i lindur, mik besnik dhe i ndershëm.

Babi pati një karrierë profesionale të plotë: drejtues i ansablit të Ushtrisë dhe i Estradës së Ushtarit, themelues dhe drejtor artistik i Festivalit të Ushtarit, themelues i Shkollës Frymore të Ushtrisë, dirigjent i Festivalit të 8të në RTSH, themelues i Bandës Frymore të Tiranës, profesor i shumë brezave të artistëve tek Liceu i Natës, themelues i Ansamblit Artistik Tirana, me të cilin fitoi Eurofanfarë 1991 dhe u përzgjodh drejtues i 23 Fanfarave Europiane, autor i librit mbi historinë e Bandës së Tiranës “Orkestra Frymore e Tiranës:

një jetë plot emocione”, fitues i çmimeve ndërkombëtare në Festivalet e Euaza de Lamaison dhe Villefranche de Rouergue në Francë, i dekoruar nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Mbrojtjes për kontributin e tij të çmueshëm për artin shqiptar.

Sipas amanetit të tij varrimi do të bëhet në Tiranë.

Për ditën dhe orarin do t’ju njoftojmë pasi të kryhen procedurat e riatdhesimit.

Me respekt,

Familja Rroji