Arti Shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta artistja e madhe shqiptare

0
559

Është ndarë nga jeta në moshën 69-vjeçare një nga balerinat e para shqiptare të Baletit të Kosovës, Esma Mulla.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë me anë të një postimi të publikuar në Facebook. MKRS shkruan se populli shqiptar ka humbur një artiste të madhe që kontribuoi shumë në art e kulturë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin se u nda nga jeta Esma Mulla, njëra prej balerinave të gjeneratës së parë të Kosovës.

Mulla ka qenë pjesë e Baletit në Kosovë qysh prej themelimit ndërsa me performancat e saj, ka shënuar kthesë jetike jo vetëm për baletin por për vrullin teatror dhe rritjen e vlerave kulturore në Kosovë. Ka qenë e njohur për një mori rolesh dhe shfaqjesh si “Legjenda mbi ngadhënjimin“,“Vallja pranverore“, “Bolero dhe Shtrausiana“.