Armina Mevlani ankohet për pushimet në Jug 50 euro shezlongu

Blogerja Armina Mevlani është ankuar për eksperiencën në plazhet e Jugut. Ajo tha se çmimet janë të larta njësoj si në Mikonos ndërkohë që ka parë të derdhen ujërat e zeza.

Ajo foli për disbalancën shoqëror mes klasave duke bërë që një kategori personash që kthehen në shqetësim për pushuesit. Për moderatoren, janë shqetësim grupet e djemve me varëse floriri në qafe që i shtrizen ngjitur në shezlonge.

“Çfarë më shqetëson mua personalisht. Unë mundohem të bëj fundjava të shkurtra sepse në pjesën e gjatë, kam pasur rezerva sa i përket jugut. Ne kemi një të keqe, një pikë të caktuar të kohës, në një natyrë të virgjër e të bukur, derdhen ujëra në breg. Uji bëhet me flluska, ky më duket ndër problemet më të mëdha.

Shkon paguan 50 euro si në Mykonos dhe i ke pis. Më ka ndodhur edhe vetë, ka një disbalancë klasash. Ti shkon për qejf me familjen apo shoqërinë dhe ngjitur mund të të vijnë “laca” me varëse floriri që fillojnë… Është një gjë që duhet zgjidhur”,-deklaroi ajo ndër të tjera.