Arjola tregon te vertete se cpo ndodh me shtepin e saj ne Kodren e Diellit. A do ta marr ate e para?

Aktorja Arjola Demiri ka reaguar sërish në lidhje me shtëpinë e cila i’u bë dhuratë nga “Vëllai i madh”, brenda shtëpisë së Big Brother.

Më herët gjatë një interviste në “N’majë t’gjuhës”, mjaftoi një batutë e Xherit se sa metra katrorë është apartamenti dhe përgjigja e Arjolës e cila u shpreh se nuk e dinte akoma, bëri që rrjeti të “shpërthente”.

Me këtë deklaratë, dyshimet nga më të ndryshme u hodhën në rrjet nisur nga buja e madhe që bëri surpriza e Arjolës që kushtoi dyfish i çmimit të fituesit të BBV.

Mirëpo mëngjesin e sotëm Arjola ka treguar se njerëzit kanë shumë interes për shtëpinë që iu dhurua, por kjo gjë tashmë i është kthyer në bezdisje.

“Nuk thonë mirëmëngjesi, mirëmbrëma. E more shtëpinë? Mu shndërrua në problem dhe bezdisje. I bëj thirrje Kodrës së Diellit ta bëjë shtëpinë time të parën.”, tha Arjola.