Arbana tregon per here te pare kritikat qe i ben mamaja per BBV

Mamaja e Arbanes ka disa verejte per te bijen.

Arbana ka thene se:“Të gjithë kanë qejf ta dinë ça do vesh dhe ua dërgoj veshjen, ua dërgoj zgjedhjen Lorit, Sarës, Xhemit, mamit, e ndaj me shumë miq. Por mamit nuk ia dëgjoj fjalën (qesh). Më këshillon: Pse moj mam nuk vesh ca fustane të bukura zonjash?

Për mamin fustanet janë gjithmonë shumë të shkurtra, shumë të hapura. I pëlqej shumë me kostum”, tha Arbana

Big Brother” është “reality” që ka bërë për vete këdo. Që në mbrëmjen e 24 dhjetorit, publiku shqiptar ka zgjedhur të preferuarit e tyre, duke vendosur kështu edhe fansa të kujt do jenë.Aman një gjë mbetet e sigurt, të gjithë janë fansa të Arbanës. Në këtë edicion të dytë të spektaklit, moderatorja po vërteton edhe njëherë se mbetet ndër prezantueset më të afta në vendin tonë, duke ia dalë të mbajë mbërthyer audiencën, por edhe të menaxhojë situatat që krijohen.

Natyrisht që edhe për vetë Arbanën, kjo është një periudhë e ngjeshur, por duhet thënë edhe e frytshme. Në rrjetet e saj sociale, shifrat rriten përditë, duke u përkthyer në një biznes për të.