Andresa pret një djalë, do marrë emrin e një personi që nuk jeton më!

0
251

Për të gjithë kuriozët, sot u mësua se çfarë pret të vijë në jetë Andresa Ambrosio, një nga shoqërueset e Ardit Gjebresë te “E Diela Shqiptare”.

Andresa është në muajin e gjashtë të shtatzanisë.

E ftuar në emisionin ‘Rudina’ në ‘Tv Klan’, ajo ka treguar për emocionet e shtatzënisë dhe po ashtu ka zbuluar gjininë e të voglit.

Në një skenë të krijuar enkas për Andresën me tullumbace blu dhe rozë, ajo ka plasur një tullumbace plot me pikëpyetje nga e cila dolën shirita dhe një tullumbace blu. Pra Andresa do të bëhet mami i një djali…

PJESË NGA BISEDA:

Andresa Ambrosio: Unë preferoj emrin Rafael, sepse është emri i një shoku që nuk jeton më.

Rudina Magjistari: Do donit që në kujtim të tij t’i vendosnit këtë emër në qoftë se do jetë djalë?

Andresa Ambrosio: Po. Nëse do jetë vajzë, Mirko është i vendosur ta ketë emrin Sofia Adriana.

Rudina Magjistari: Po nga Telebingo je tërhequr?

Andresa Ambrosio: Po për këtë moment jam e lirë…

Rudina Magjistari: Sigurisht se ky është një moment që do ia dedikosh bebit. Po mami si ka reaguar?

Andresa Ambrosio: Mami thoshte, po, jo, Andresa mos bëj shaka të lutem. Ndërsa tani që ka 5 muaj është o Zot-o Zot.

Rudina Magjistari: Ke menduar ta lindësh këtu?

Andresa Ambrosio: Më përpara mendoja këtu, por Mirko do në Itali, për mua, dua këtu.

Rudina Magjistari: Ke bërë plane për mënyrën e të lindurit?

Andresa Ambrosio: Dua ta bëj në mënyrë natyrale, por doktori më sugjeron operacion.

Rudina Magjistari: Operacion që tani?

Andresa Ambrosio: Po, sepse nuk jam shumë e re.