Albërije Hadërgjonaj rrit pazarin e dasmave. Ja sa lek merr per nje nate ne dasem

Këngëtarja e njohur, Albërije Hadërgjonaj është komentuar gjithmonë për faktin që ka mbetur e re në pamje. Ajo shpesh bën bujë në ato raste që shfaqet në televizion, teksa lufta ka ndikuar dhe tek këngëtarja.

Duke qenë se shpesh herë performon edhe nëpër dasma shqiptare, Albërije Hadërgjonaj ka rritur pazarin duke kërkuar për një dasmë një shumë më të madhe se vitet e kaluara. “E dua këtë punë jashtë mase, jam shumë selektive sepse i kam bërë çmimet më të larta. Më vjen keq ta them se ka shumë njerëz që të adhurojnë dhe duan të të kenë. Unë me orkestrën shkoj nga 8 deri në 10 mijë euro. Kam 30 vite që jam lodhur për këtë ditë, tani ka ardhur momenti më pak dasma, çmime më të mira”.

Artistja shprehet se tashmë ka vendosur të punojë më pak dhe t’i kushtojë më shumë kohë vetes. “Unë pushime të verës nuk kam bërë për shumë vite. Sivjet i kam lënë më pak data se çdo vit të jetës sime, sepse ka ardhur momenti të mos punoj aq shumë”. Marre nga joq