Aksidenti në lumin Lana/ Rëndohet bilanci naten e sotme, ja sa persona dërgohen në spital

Aksidenti i ndodhur pranë kinema ‘Agimit’, ku një autobus ka përfunduar në lumin e Lanës pas përplasjes me një automjet tjetër, ka pasur raportime se është rënduar bilanci i të plagosurve.

Informacionet bëjnë me dije se janë 5 persona të cilët janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spital.

Mes tyre shoferi i autobusit Ergys Hysi si dhe dy pasagjerë. Nga sa mësohet ata nuk kanë pësuar dëmtime të rënda por janë traumatizuar si pasojë e ngjarjes së rëndë.

Ndërkohë të dëmtuar kanë mbetur edhe persona që kanë qenë duke udhëtuar me automjetin tip “Benz” i cili vijon të jetë në Lanë.