“Ajo nuk e mori vesh kurrë”/ Nëna e Hueyda El Saied zbulon arsyen përse nuk i tregoi të bijës te verteten

Show girl-i i njohur, Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare në nëntor të vitit të shkuar. Ajo vuante prej kohësh nga semundja e gjirit dhe nuk arriti t’ia dilte dot mbanë.

Nëna e saj, Diana Çoku zbuloi se vetëm pak ditë përpara se e bija të shuhej kishte humbur edhe babain dhe nuk e mori vesh kurrë, pasi ishte shumë sëmurë.

“Më 23 Mars mamaja ime iku dhe më datë 10 Nëntor i vdiq i ati Hueyda-s, në Arabi Saudite. Nuk i thamë Hueyda-s për arsye që ajo ishte shumë sëmurë. Më datën 23 Nëntor unë pata 3 vdekje brenda vitit. Ishte një vit shumë-shumë i rëndë për mua”, tha nëna e artistet.

Kujtojmë që Hueyda El Saied ishte me origjinë nga Sudani. Ajo lindi në qytetin e Tiranës dhe u rrit vetëm nga e ëma pa praninë e të atit. Hueyda la pas djalin e saj të vetëm, Gabrielin.