Agron Llakaj feston sot ditëlindjen, e gjeni dot sa vjeç bën aktori?

Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, ditën e sotme feston ditëlindjen e tij të 62-të.

Djaloshi i cili iku nga Tepelena për të ndjekur studimet e larta në Akademinë e Arteve, sot Universiteti i Arteve në Tiranë, përbën një nga emrat më të njohur dhe të pëlqyer të publikut.

Fillimisht si regjisor në Shtëpinë e Kulturës në vendlindje në Tepelenë, më pas në Estradën Profesionale të Gjirokastrës, rrugëtimin si aktor i lirë, pa qenë nevoja për të qenë pjesë e një trupe shtetërore teatrore e nisi me pjesëmarrjet speciale në programet e viteve 90’.

Kujtojmë “12 në Hollyëood” …“12 Vallëzime pa një të Shtunë”…apo “12 Javë rreth fatit”.

Një nga karakteristikat e tij si aktor është imitimi i personaliteteve të njohura të politikës, veçanërisht portretizimi i politikanit të karrierës, Sali Berisha.

Galeria e personazheve të Agron Llakaj është e pafundme. Ai ka veshur kostumin e shumë karaktereve, të veteranit të luftës, policit, politikanit, kriminelit e deri të grave plaka.