Adrola Dushi ka dy fjalë për Fifi-n pas lidhjes me ish-bashkëshortin e saj

Kur Fifi u lidh me Adis Patushin, ish bashkëshortin e Adrola Dushit, fansat ishin kuriozë se cili ishte mendimi i saj për këtë marrëdhënie.

Aktualisht çifti duket se është në çdo moment bashkë dhe shumë i dashuruar.

Modelja e dashur për publikun ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Why Not”, ku është pyetur se çfarë mendimi ka për Fifin dhe ajo i ka habitur të gjithë me përgjigjen e saj.

Sipas Adrolës, këngëtarja është një artiste të cilën ajo e vlerëson shumë dhe teksa të gjithë prisnin një reagim në lidhje me marrëdhënien e saj me ish-partnerin e modeles, Dushi i uroj këngëtares shumë lumturi në jetën e saj.

“Fifi është një artiste që na ka prekur zemrat të gjithëve, e vlerësoj shumë si artiste me tekstet e saj, me muzikën e saj, me zërin e saj. Fifi është një nga ata njerëz që i duhet shumë lumturi në jetë dhe ia uroj me gjithë zemër”– u shpreh ajo.

Adrola dhe Adisi u bënë për herë të parë prindër të një djali por pak kohë pas ardhjes së tij në jetë, ata u ndanë dhe tashmë kujdesen të dy për Troin ndonëse ai jeton me Adrolën.