‘A e dinë gratë tuaja ?’Konkurrentja e “Për’puthen +40” zgjohet në mëngjes dhe habit me deklaratën

Gilberta Simoni ka qenë një nga ish-konkurrentet më të komentuara dhe më të pëlqyera në “Për’puthen” +40”. Ajo mori menjëherë vëmendjen e burrave që ishin konkurrentë por edhe të publikut.

Ditën e sotme ajo i ka habitur të gjithë me një postim që ka bërë në “Instastory”. Teksa ka ndarë me ndjekësit një foto të saj, ajo zbulon se merr shumë mesazhe nga burrat.

Madje Gilberta i pyet këta persona nëse e dinë gratë e tyre se “janë beqarë” kur i shkruajnë asaj.

“Mirëmëngjes të dashur miq! Duke ju uruar një ditë të bukur, ju pyes që a e dinë gratë tuaja që ju jeni beqar kur shkruani në rrjetet e mia sociale?”, ka shkruar ish-konkurrentja e “Për’puthen +40”.