85 vjecari gjen dashurin e vertetë duke u martuar me 24 vjecaren

Një çift i martuar me një diferencë moshe 61-vjeçare janë zotuar të krijojnë një familje – pavarësisht se burri 85-vjeçar është një dekadë më i madh se gjyshi i gruas së tij.

Miracle Pogue, 24 vjeç, nga Starkville, Misisipi , u takua me bashkëshortin Charles Pogue, 85 vjeç, kur ajo po punonte në një lavanderi në vitin 2019 dhe dyshja krijuan shpejt një miqësi.

Pavarësisht diferencës së moshës 61-vjeçare, dyshja po kërkojnë IVF me shpresën për të krijuar një familje për të siguruar që Charles, i cili nuk ka fëmijë, të lërë pas një brez të ri.

Miracle thotë se nëna e saj Tamika Phillips, 45 vjeç dhe gjyshi Joe Brown, 72 vjeç, e mbështetën lidhjen që në fillim pasi panë se sa të lumtur e bënte pensionisti, por babai i saj Kareem Phillips, 47 vjeç, ishte më i vështirë për t’u bindur.

Vajza e re eshte shprehur se“Nuk më intereson nëse është 100 apo 55 vjeç, më pëlqen te rri me të. Mendova se ai ishte ndoshta 60 ose 70 vjeç sepse duket shumë mirë. Ai eshte shume aktiv dhe me fal shume dashuri.

Cili eshte menduaj ne kete histori dashurie?