8 sekretet e femrave qe mbajne gjithmone ere te mire

1. Ato zgjedhin aroma më të forta
Të gjithë parfumet kanë përbërës të çmuar, por disa e mbajnë më shumë aromën sesa disa të tjerë. Nëse zgjidhni aromat e freskëta apo ato të forta, do t’ju mbajë gjithë ditën.

2. Ato zgjedhin shumë përbërës të aromatizuar
Xhel dushi, krem trupi, deodorant… Sot shumë marka prodhojnë sete parfumesh, apo edhe xhel dushi, që duke u kombinuar mund t’ju bëjnë që të mbani aromë sa më të mirë. Zgjidhni një të tillë.

3. Ato spërkaten në vendet e duhura
Nuk do të thotë se po të hidhni një sasi të madhe parfumi tek qafa, ajo do të mbajë më gjatë. Vendet më teë përshtatshme që ta arrini këtë gjë janë: mbrapa veshëve dhe mbrapa gjunjëve, mbrapa kyçeve të dorës, tek flokët, tek qafa mbrapa dhe tek dekolteja. Gjithashtu mund të hidhni edhe pak parfum tek jakat e këmishëve apo tek mëngët.

4. Ato parfumosen pas dushit
Momenti më i mirë për të hedhur parfum është pas dushit. Trupi në atë moment është ende i lagur dhe mund ta përthithë më mirë aromën.

5. Ato nuk e fërkojnë vendin ku hedhin parfum
Ndryshe nga ideja që mund të keni pasur, parfumi i sapohedhur në trup apo kyçe nuk duhet të fërkohet me lëkurën. Vetëm kështu mund të mbajë më shumë aromë.

6. Ato e hidratojnë mirë lëkurën
Nëse keni një lëkurë të thatë dhe të ndjeshme, duhet ta hidratoni trupin menjëherë pas dushit para se te hidhni parfumin. Kjo do të bëjë që aroma te mbaje me tepër.

7. Ato e ruajnë parfumin në vendin e duhur
Parfumet nuk duhet t’i mbani ne vende me lagështirë apo ne vende te ngrohta, ato duhet të mbahen në zona të freskëta e të thata, shkruan Shije. Në këtë mënyrë molekulat do të qëndrojnë të paprekura dhe cilësia e parfumit do të mbetet si në fillim.

8. Ato e riaplikojnë parfumin disa herë gjatë ditës
Lëkura juaj nuk mund ta ruajë aromën pafundësisht, sepse edhe ajo merr frymë gjatë ditës. Prandaj nëse mundeni, hidhni nga pak parfum disa herë gjatë ditës.