70-vjeçarja që shijon modën dhe ndjek stilin në Shqipëri, Eliana Mitro “Nuk më pëlqen kur më thonë plakë”

Inxhinierja Eliana Mitro është 70-vjeçarja që nuk i trembet numrave, madje në këtë moshë ndihet edhe më e lumtur për ta shijuar stilin e saj, sipas mënyrës së saj. E ftuar në “Vila24”, Mitro foli për pasionin e saj mbi veshjet dhe kombinimet dhe kthimin e faqes së saj në “Instagram” në burim frymëzimi për shumë ndjekës. Ajo bie në sy për zgjedhjet që bën në dizenjo e prerje, ngjyra e hijeshi saqë e kupton menjëherë që ke të bësh me një grua që i kushton shumë vëmendje pamjes së jashtme.

Fisnike dhe shumë e komunikueshme, përfaqësuese e një brezi që nuk kanë patur luksin të kishin çdo gjë që kanë dëshiruar në rininë e viteve ’70, Mitro kujton se si i dashur të qepë vetë për të bërë diferencën. “Në vitet e para kur hyra në punë qepa diçka dhe e shqepa të gjithën se kërkesa ime ishte në perfeksion. Më pas nisa të marr vetë në dorë frenat për fustanet e kostumet, madje kam qepur për të gjithë familjen.

Kam patur patjetër ndihmën nga bashkëshorti. Jeta nuk mbaron kur del në pension. Kam takuar një grua që ishte izoluar dhe madje nuk hidhte më as parfum. Nuk më pëlqen kur thonë thonë “plaka”, nuk jam plakë…” -shprehet ajo duke shtuar se bën një jetë aktive duke shkuar në koncerte apo edhe shëtitje. Tashmë Eliana Mitro ka edhe bashkëpunime me dyqane të ndryshme si e përzgjedhura e tyra për të reklamuar veshje të ndryshme.