7 shenja që tregojnë se ju jeni ne depresion

0
359

Depresioni është një çështje e rëndësishme e shëndetit mendor që askush nuk duhet ta injorojë kurrë. Njohja se si të dalloni depresionin mund te lehtesoje ndihmen per te afermit tuaj.

1 – Kanë shtim ose humbje të dukshme në peshë – Shtimi ose humbja e peshës është shpesh një shenjë se dikush është në depresion. Nëse vëreni se shoku ose familjari juajshfaq zakone të ndyshme të të ngrënit që i bëjnë ata të humbin ose shtojnë peshë, pyetini ata për këtë.

2 – Kanë probleme me gjumin – Mungesa e gjumit ndikon në funksionimin e një individi në shtëpi ose në punë. Shpesh është një shenjë e problemeve të shëndetit mendor (çrregullim ankthi)

3 – Ata janë gjithmonë të lodhur – Lodhja e tepërt është një nga simptomat më të zakonshme të depresionit .

4 – Ata ndryshojnë temën për të larguar vëmendjen. Një tjetër taktikë është të largojë vëmendjen nga vetja.

5– Ata shtiren me buzëqeshjen e tyre. Nga jashte duken normalë dhe të gëzuar kur janë me të afërm. Mirepo ata mund të shtypin zemërimin e tyre ose të sillen sikur nuk u mërzitën nga ajo që u ndodhi.

6 – Humbasin interesin. Nëse vëreni se ata kanë humbur interesin për gjërat që dikur donin të bënin kjo eshte nje shenjë.

7– Ata kanë një mentalitet negativ. Këta persona kanë një pikëpamje negative për jetën. Ata shprehin mendime negative dhe supozojnë më keq për jetën e tyre gjatë gjithë kohës.