59-vjeçarja shkoi te blej pica por e godit makina te dera e shtepise

0
299

Të shtunën që lamë pas një ngjarje tragjike ka ndodhur në SHBA. Një grua me origjinë shqiptare ka gjetur vdekjen para derës së shtëpisë së saj.

Ajo kishte dalë nga shtëpia për të blerë pica por u godit nga një makinë teksa ecte në trotuar. E ndjera u identifikua si Paulina Nrecaj, 59-vjeçe.

Së fundmi janë publikuar edhe pamjet tragjike, pak minuta pas aksidentit.

Shqiptarja shihet pa ndjenja teksa kangjellat e një banese i kanë hyrë në bark. Qytetarët përpiqen ta ndihmojnë dhe madje një i ri shkon që ta heqë nga kangjellat, por ishte e pamundur.