54-vjeçari në Durrës bie nga kati i tretë dhe ndërron jetë

0
721

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën djeshme në Durrës, ku një 54-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Bëhet me dije se ka ndërruar jetë 54-vjeçari Petrit Lutfi Minçe, i cili ka qenë duke vendosur një tendë në një prej apartamenteve të lagjes nr.6, kur humbi ekuilibrin dh era nga kati i tretë.

Edhe pse është dërguar menjëherë në spital, ai ka ndërruar jetë. Minçe la pas 3 fëmijë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.