50 vjecari humb jeten pasi debaton me te birin

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Fonzaso, në Itali. Bëhet e ditur se një 50-vjeçar, i cili prej dy ditësh u zhduk nga shtëpia, u vetëvra pas vdekjes së të atit, i cili pësoi infarkt në sy të tij, pas një debati mes të dyve.

Sipas mediave të huaja, djali është vetëvrarë për shkak të ndjenjës së fajit. 50-vjeçari u gjet dy ditë më vonë në rrëzë të një shkëmbi në Pedesalto. Komuniteti i Fonzaso është tronditur nga ajo që ndodhi. Njëri nga viktimat la nënën dhe gruan, teksa tjetri bashkëshorten e tij.TCh