38-vjeçare i gjuan me thike vellait te saj diten e sotme ne Divjak

0
674

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Divjakë.

Një 38-vjeçare ka plagosur me thikë vëllanë e saj.

Ngjarja ka ndodhur gjatë konflikti për motive të dobëta.

Gruaja me inicialet M. Xh., 38 vjeçe, banuese në Çermë Sektor, Divjakë pas sherrit banal i nguli thikën shtetasit Xh. Xh., 34 vjeç.

Ky i fundit ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Policia:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen M. Xh., 38 vjeçe, banuese në Çermë Sektor, Divjakë, pasi, në banesë, ka goditur me mjet prerës (thikë), gjatë një konflikti për motive të dobëta, vëllanë e saj, shtetasin Xh. Xh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.