3 fëmijët nuk e dinë se iu ka vdekur nëna/“Fatjoni është fajtor se e mashtroi”, flet motra e Merushes së vrarë nga vjehrri

0
399

Merushe Hazizi u vra të martën nga vjehrri i saj i ardhshëm pasi ai nuk e pranonte atë si nuse për djalin e tij. Esmeralda, motra e 30-vjeçares së ndjerë gjatë një emisioni televiziv ka treguar se motra e saj dhe Fatjoni duheshin shumë e kjo ishte arsyeja që të ishin ndarë dhe po përpiqeshin të krijonin një jetë bashkë. Ajo ka treguar se fëmijët e 30-vjeçares ende nuk e dinë se nëna e tyre ka ndërruar jetë. Sipas saj fajtor për këtë ngjarje të rëndë është Fatjoni pasi e ka marrë në shtëpi Merushen pa i rregulluar problemet me babain e tij edhe pse iu kishte thënë se do i rregullonte.

Si janë fëmijët e saj? Fëmijët i kemi shumë-shumë mirë. Shëndeti i tyre është i mirë.

Si e mësuan lajmin? Ata akoma nuk e kuptojnë. Ka qenë gjithmonë e larguar. Vinte herë pas here, por ata më shumë njohin gjyshen dhe gjyshërit, pasi ajo ka qenë më shumë e larguar.

Po prindërit si janë? S’kam fjalë për të thënë. Ata kanë qenë familje tamam. S’e di ça justifikime kanë dhënë. Merushja i la në shtëpinë e prindërve. Dhe nuk është paraqitur as ish-burri i saj, asnjë. Fëmijët i kanë mbajtur vetëm prindërit e mi.

Prej sa kohësh njiheshin Merushja dhe Fajtoni? Kishin 4 vite që njiheshin bashkë. Pastaj u prezantuan në familje. Më pas i pranuam. Nisëm t’i donim.

Pse se pranonin Merushën familja e Fatjonit? S’e donin. Ata donin shumë njëri-tjetrin. Shkaktar për këtë është Fajtoni. Pse e çoi atje motrën time. Kur nuk i zgjidhi problemet.

Merushja nuk donte të kthehej atje? Jo nuk donte. U kthye se tha kam shtëpinë time, pse duhet të rrimë me qira kur kemi shtëpinë tonë. Ai këmbënguli shumë. Kur flas me Merushen; më tha; kam ikur në Vidhishtë.

Sa kohë qëndruan aty? Një muaj e ca.

Keni folur me motrën? Po kemi folur, por na shprehte vetëm të mira. Nuk e tregonte se do ta vriste. I thoshim Fajtonit; largohu! Lerë babanë të qetë. Pastaj nisën problemet, lart e poshtë policat që vinin. Ça të them. S’e bëj dot lidhjen më.

Motra e Fajtonit tha se ngjarja ishte e paralajmëruar… Të gjithë e dinin, por ne në familje duhet të na thoshin një fjalë. Ai nguli këmbë se tha që do e zgjidhte gjënë. Merushja e kishte ndarë mendjen, e donte dhe kaq. Për të la 3 fëmijët.

E dinit që ai e mbyllte me çelës? Jo se dinim fare. Ai mund t’i ketë thënë që; mos u anko se do e zgjidhim bashkë.