27-vjeçari gjen thesarin me prej ari 1000 vjecar

Një historian holandez gjeti një thesar unik ari mesjetar 1000-vjeçar, i përbërë nga katër varëse ari, dy shirita fletësh ari dhe 39 monedha argjendi.

Lorenzo Ruijter, 27 vjeç, i cili i tha Reuters se ka qenë në kërkim të thesarit që kur ishte 10 vjeç, e zbuloi thesarin në qytetin e vogël verior të Hoogwoud, duke përdorur një detektor metali.

“Ishte shumë e veçantë zbulimi i diçkaje kaq të vlefshme, nuk mund ta përshkruaj. Nuk e prisja kurrë të zbuloja diçka të tillë,” tha Ruijter, duke shtuar se ishte e vështirë ta mbash sekret për dy vjet.

Por ekspertëve të Muzeut Kombëtar të Antikiteteve u duhej kohë për të pastruar, investiguar dhe datuar objektet e thesarit dhe tani kanë gjetur se monedha më e fundit mund të datohet rreth vitit 1250, gjë që i bëri ata të supozonin se thesari ishte varrosur atëherë.

“Bizhuteritë e arta nga Mesjeta janë jashtëzakonisht të rralla dhe nuk mund ti gjesh”