22 vjecarja nga Durrësi shpallet e humbur pasi familja e djalit nuk e pelqeu

Një vajzë 22 vjecare nga Durrësi ka humbur prej 3 ditësh pasi ajo u kthye nga Italia në Rinas.

Babai i vajzës ka treguar se vajza ishte dy vjet e lidhur me një djal që jetonte në Itali. Pasi prinderit e dinin këtë histori vajza ka udhëtuar me lejen e prindërve disa ditë më parë tek i dashuri. Por prindërit e djalit nuk e kanë dashur qe ajo të rri me djalin e tyre dhe i kanë thënë që të kthehet në vëndlindje.

Pasi ajo është rikthyer në shqipëri ka humbur cdo kontakt me familjen. Prindërit e vajzës kanë berë denoncim dhe kërkojnë vajzën e tyre.

Policia është në kërkim te vajzës.