20 vjecarja shkon ne tualet per te kryer nevojat por lind femije.

Një vajzë britanike është bërë ‘virale’ në TikTok, pasi zbuloi se nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë, derisa lindi në tualet. Jess Davis, 20 vjeçe, mirëpriti djalin e saj, Freddie Oliver, më 11 qershor, duke thënë se ajo nuk e kuptoi se çfarë kishte ndodhur derisa dëgjoi të qarën e të porsalindurit.

Historia e Davis së pari fitoi vëmendjen ndërkombëtare fundjavën e kaluar, kur ajo postoi një video në TikTok që mblodhi shpejt 6 milionë shikime. “Duke menduar se po bëja një m*t të madh, linda në tualet”, – ka shkruar përkrah klipit, i cili tregonte foshnjën e saj të porsalindur të shtrirë në një krevat fëmijësh në spital.

Davis, e cila aktualisht është në kolegj, tha se nuk kishte shenja të të foshnjës në bark gjatë gjithë shtatzënisë së saj dhe filloi të ndihej ndryshe vetëm disa ditë para se të lindte. “Periodat e mia kanë qenë gjithmonë të parregullta, kështu që nuk e vura re vërtet, – tha ajo për SWNS. – Ndonjëherë ndjeja të përziera, por kisha filluar të merrja një mjekim të ri, kështu që thjesht ia lashë atë ilaçit tim të ri”.

Sidoqoftë, mëngjesin e 11 qershorit, një ditë para ditëlindjes së saj të 20-të, Davis u zgjua me dhimbje të forta barku. Studentja e kolegjit supozoi se menstruacionet po i vinin, por dhimbja u bë më e fortë me kalimin e ditës: “Unë mezi mund të ecja, nuk mund të shtrihesha as në shtratin tim. Duhej të bëja një festë në shtëpi atë natë për ditëlindjen time të së nesërmes, kështu që bëra një dush në përpjekje për t’u ndier më mirë, por dhimbja sa vinte e përkeqësohej”.

Më pas, Davis ndjeu një dëshirë të madhe për të shkuar në banjë dhe u ul në tualet: “Në asnjë moment nuk mendoja se po lindja, thjesht e dija se duhej të shtyja për të dalë jashtë…” Pasi kuptoi se sapo kishte lindur, Davis telefonoi shpejt shoqen e saj më të mirë, e cila mendoi se lajmi ishte një shaka.

Nëna e re shkrepi shpejt një foto të djalit të saj të mitur për t’i treguar shoqes se nuk po bënte shaka. Një ambulancë u thirr shpejt në shtëpinë e Davis dhe ajo me djalin u dërguan në spital. I porsalinduri Freddie u vendos në një inkubator, me mjekët që besonin se kishte lindur rreth një muaj më herët. Fëmija tani ndihet mirë dhe është kthyer në shtëpi me nënën e tij.