20-vjeçari tregon se si u vra biznesmeni shqiptar: Kishte një litar në fyt. Ja ku e hodhi babai!

0
258

Greqi- Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi Xhani Topalli.

Ditën e djeshme në ishullin Rodos të Greqisë u zhvillua gjyqi ndaj pronarit grek dhe djalit të tij të akuzuar për vrasjen.

Baba e bir kanë dëshmuar para togave të zeza versionin e tyre se si u vra Topalli, ndërsa të dy u lanë në burg nën akuzën vrasje me dashje në bashkëpunim.

Djali 20-vjeçar i biznesmenit ka treguar versionin e tij të ngjarjes, duke thënë se gjithçka ka ndodhur gjatë një sherri mes babait të tij dhe shqiptarit. Ai tha se në momentin që po zhvillohej sherri mes tyre, ka parë të atin dhe 46-vjeçarin në tokë.

Ai është afruar dhe ka parë që 46-vjeçari ishte në kurriz, nuk lëvizte dhe ka vënë re se në qafë kishte një litar të errët. I ati tregoi se i vendosi litarin në fyt shqiptarit për ta neutralizuar dhe ai ra pa ndjenja në tokë, duke goditur kokën në gur.

Kur larguan makinën e viktimës dhe trupin e 46-vjeçarit, i riu tregoi se e pyeti babanë nëse do të shkonin në spital dhe ai nuk u përgjigj.

Në momentin që i ati e zbriti nga mjeti pranë vendit ku kishte hedhur trupin e pajetë të shqiptarit, djali tha se shkoi për të parë se çfarë po bënte babai dhe pa makinën bosh me çarçafin e përgjakur, e më pas babain e tij poshtë në një kanal dhe 46-vjeçarin e shtrirë me fytyrë përtokë.

Nga ana tjetër, biznesmeni grek tregoi se mbrëmjen e 29 gushtit shqiptari kishte shkuar i dehur në hotel dhe kishte dhunuar djalin e tij. Sipas 53-vjeçarit më pas ishte përleshur fizikisht me biznesmenin e ndërtimit dhe në një moment kishte marrë litarin në mjetin e tij për ta neutralizuar. Ai tha se në një moment 46-vjeçari nuk po reagonte dhe e liroi, duke rënë në tokë i pavetëdijshëm. Sipas tij shqiptari goditi kokën në gurët në tokë dhe humbi jetën.