2 mijë e 500 lekë një makiato/ Shqiptarë, mirë se të vini në hotelin që reklamoi Rama

0
555

Dy ditë më parë, Edi Rama, reklamoi në faqen e tij në Facebook, hotelin luksoz të Lul Morinës, oligarkut që ka lidhje të forta me indianët që akuzohen për pastrim parash.

Siç nuk ka ndodhur kurrë më parë nga asnjë kryeministër i botës, apo edhe i vendit, Rama u kthye në një blogger për t’i thënë shqiptarëve se kë hotel duhet të zgjedhin. Nuk është hera e parë që Rama mbështet personat që kanë probleme me ligjin, por për këtë është i detyruar, pasi ata e mbajnë në pushtet.

Rama u prezantoi shqiptarëve, popullit më të varfër në Ballkan dhe Europë, hotelin miliona euro të një personi, që nuk dihet se ku i ka gjetur paratë. “Çel dyert në Tiranë hoteli me 5 yje…” – thotë ndër të tjera Edi Rama, pasi përmend edhe vendet e punës në hotel.

Mirëpo, hoteli luksoz i Ramës, është shumë i shtrenjtë për shqiptarët, popullin më të varfër në Europë. Siç shihet nga menuja, kafja është 2 mijë lekë, ndërsa çaji 2500 lekë të vjetra, ndërsa për produktet e tjera më mirë të mos flasim, pasi kalojnë edhe rrogën minimale që Rama pretendon se e ka rritur. Ndoshta këto çmime nuk janë shumë shtrenjtë për qytetarë që janë mësuar të shpenzojnë kaq para për kafe dhe çaj, por kur e reklamon Kryeministri supozohet që të jetë për të gjithë shqiptarët.

Epo, duket qartë që KM i ka mbaruar hallet e shqiptarëve dhe tani po merret me marketing.