Dy motrat 15 dhe 18 vjec hidhen nga kati i katërt i banesës.15 vjecarja humb jeten

Një 15-vjeçare ka vdekur ndërsa një 18 vjeçare ka marrë lëndime të rënda, pasi kanë rënë nga kati i katërt i një objekti banesor në Ferizaj të shtunën.

Sipas mediave në Kosovë, vajzat janë motra, ndërsa paraprakisht dyshohet se njëra prej tyre ka tentuar të kryejë vetëvrasje, ndërsa motra tjetër është përpjekur ta ndihmojë.

“Rreth orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën ‘Sandër Prosi’ në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjeç kanë rënë nga kati i katërt i një objekti banesor. Të njëjtat për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj dhe më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor në gjendje të rëndë shëndetësore janë dërguar për në QKUK-Prishtinë”, ka njoftuar policia.

Sipas organeve të rendit, njëra nga të lënduarat, vajza me inicialet Z.M., e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetë, kjo e konfirmuar nga mjekët, ndërsa e lënduar ka mbetur vajza A.M. e moshës rreth 18 vjeçare.

“Policia Rajonale e Ferizajt, hetuesit dhe krimteknikët rajonalë janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt po e hetojnë rastin”.