15 vjecari nga Durresi shkon te mjeku per vizit ai i jep ilace per te moshuar.

Më herët publikuam videon e një mjeku në spitalin e Durrësit i cili nuk kryen punën ashtu siç duhet. Në video mjeku përzë një pacient të moshuar me tension 22 nga dhoma e urgjencës ndërkohë që bërtet me të afërmit e pacientit.

Duke marrë shkas nga kjo video, një qytetar në Durrës ka denoncuar sërish këtë mjek. Ai ka treguar për JOQ ALBANIA se pasi ka çuar fëmijën 15-vjeçar në urgjencë, ky mjek i ka dhënë dy ilaçe për 60-vjeçarët. Pas këtyre ilaçeve, fëmija 15-vjeçar është përkeqësuar më tepër se sa ishte kur shkoi në urgjencë.

Babai i fëmijës ka treguar se mjeku i poliklinikës së Durrësit është tronditur pasi ka parë ilaçet që mjeku i urgjencës ka lëshuar në recetë për fëmijën 15-vjeçar.

Mesazhi i qytetarit:

Prsh joq ate dr qe kishit postuar para 5 oresh tek urgjenca e Durresit ,kam çuar femijen ne urgjence 15 vjeç dhe me ka dhene 2 ilace qe ato ilaçe jane per moshen 60 vjec e siper .A mundet t’i jepen keto ilaçe nje femije 15 vjec?Qe e u be ne gjendje te rende me ato “ilace” qe na dha ai zoteria qe perze dhe pacientet.Kam deshire kete mesazh ta lexoj ndonje dr,kam receten dhe ilaçet
E derguam tek poliklinika e durresit , kishim receten dhe ilacet me vete, porsa i pa doktori keto ilace dhe tha direkt : a mund ti japi ai zotri keto ilace per femije 15 vjecar. Vetem doktor nuk qenka tha, E kam dhe receten. Dhe ishin ilace per gjendje te rende jo per gjendjen qe kishte.